Mër, Dhj 8, 2021
Banner Top
Banner Top
Receta më e thjeshtë e tortës me peta

Përbërësit: 3 pako biskota millefoglie ( unë preferoj ato të Matilde Vicenzi-t), 4 të verdha veze, 40 g miell, 120 g sheqer, 450 ml qumësht, 1 lugë çaji esencë vaniljeje dhe 200 g Mascarpone.

Përgatitja: Rrahim fillimisht të verdhat e vezëve. Shtojmë sipas radhës sheqerin, qumështin, miellin, vaniljen dhe i trazojmë. Më pas masën e vendosim në zjarr mesatar dhe e trazojmë pa u ndalur derisa mpikset në mënyrë që të mos formohen kokrriza. E heqim masën nga zjarri menjëherë sapo shohim flluskat e para dhe e hedhim në një tas. E mbulojmë me një qese që të mos zërë cipë dhe e lëmë të ftohet. Nëse kremi ka krijuar gjatë zierjes kokrriza, merrni një sitë të hollë dhe e trazoni nga sipër me rrahësen dhe poshtë të kullojë në një enë. Pasi kremi është ftohur e përziejmë me Mascarpone-n mirë dhe fillojmë shtrimin. Shtojmë pak nga kremi në tavë dhe vendosim biskotat. Më pas shtrojmë kremin dhe më pas biskotat. Tavën e mbuloni me qese dhe e vendosni në frigorifer të ftohet. JU BËFTË MIRË!

Burimi: Living

Arkiva

Kategoritë