Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
QKUK | Po kryhen ndërhyrjet kirurgjike për rikonstruksion të gjirit – te gratë e operuara nga kanceri i gjirit

Nga salla operative e Klinikës së Kirurgjisë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku po kryhen ndërhyrjet kirurgjike për rikonstruksionin definitiv të gjirit- akti i dytë i rikonstruktimit, te gratë e operuara nga kanceri i gjirit.

Duke u bazuar në planin operativ, stafi i Klinikës së Kirurgjisë Plastike do të operojë 6 gra (faza e parë e rikonstruksionit të gjirit te këto paciente është kryer me sukses në dhjetor të vitit të kaluar), falë ndihmës së ofruar nga një kompani gjermane, e cila i ka dhuruar QKUK-së donacion proteza-implante të gjirit përmes z. Erik Vogelenzang, udhëheqës i projektit për mbështetjen e grave me kancer në nivel global.

Youtube

Arkiva

Kategoritë