Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
QKUK: Mbahet trajnim për menaxhim në shëndetësi

Kompania Konsulente “ICME-Healthcare”, e angazhuar përmes Projektit Shëndetësor në Kosovë, në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, ka nisur këtë javë trajnimin, në lidhje me menaxhimin spitalor për profesionistët shëndetësor.

Trajnimi mbahet me qëllim të transferimit të eksperiencave dhe njohurive menaxheriale, si bazë e rëndësishme për përmirësimin e përgjithshëm të sistemit shëndetësor dhe rritjen e ofrimit të shërbimeve me cilësi më të lartë, në një kohë më të shkurtër.

Në të po marrin pjesë drejtorë të klinikave të QKUK-së, të spitaleve të përgjithshme, të shëndetit mendor dhe njësive tjera të SHSKUK-së.

Prezentë janë edhe drejtorët e infermierisë dhe administratës, si dhe shefat e​ sektorëve teknikë- administrativë.

Trajnimi po zhvillohet në pesë module të veçanta, të cilat janë hartuar nga ekspertë të fushës së menaxhimit spitalor: menaxhimi për herë të parë, shkathtësitë e komunikimit, zgjidhja e problemit, mësimi dhe motivimi dhe menaxhimi i performancës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë