Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Pupovci: Në shkollat që janë qendra votimi, të hënën mbahet mësimi online

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, në një konferencë për media ka thënë se procesi mësimor është duke u zhvilluar në mënyrë normale.

Pupovci gjithashtu bëri të ditur se në shkollat ku të jenë qendra të votimit, të hënën mësimi do të mbahet me skenarin C, transmeton Telegrafi.

“Procesi mësimor në të gjitha shkolla është duke u zhvilluar në mënyrë normale, me skenarin e rikthimit. Nuk kemi pasur asnjë rast që ndonjë shkollë për shkak të infeksionit të kalojë në skenarët që janë përgatitur enkas për situatën me COVID-19. Në shkollat ku do të bëhet votimi, të hënën mësimi mbahet me skenarin C, nga distanca. Për shkak se duhet të bëhet ajrosja e shkollave”, deklaroi ai.

Pupovci gjatë konferencës ka folur edhe për ndarjen e bursave për studentët.

Arkiva

Kategoritë