Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse duhet pastruar rrobat e reja përpara se t’i veshni?

Kur blini një rrobë që e keni me shumë qejf, gjëra e parë që doni ta bëni është që ta vishni menjëherë! Por ja që kjo nuk është gjëja më e mirë për shëndetin tuaj.

Ndonëse rroba mund të jetë tërësisht e re, për hir të higjienës është mirë që ta pastroni e më pas ta vishni.

Por pse duhet ta pastroni secilën rrobë që e blini?

Hulumtimet kanë treguar që rrobat e reja jo vetëm që janë të pista, por janë edhe të mbuluara me komponime që mund të ua irritojnë lëkurën.

Drejtori i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë në Universitetin e Neë York-ut, Philip Tiernom renditë dy arsye kryesore se pse duhet pastruar rrobat e reja ende pa i veshur.

Tierno, argumeton që këto veshje provohen nga njerëz të ndryshëm dhe ekzpozohen për një periudhë të gjatë. Ai thotë që sidomos të brendshmet duhet pastruar menjëherë, pasi testimet kanë treguar se ato mbartin nivel të lartë të ndotjes.

Arsyeja tjetër sipas Tierno, është për shkak të ngjyrave artificiale që i përmbajnë këto rroba. Nëse nuk i pastroni menjëherë pasi i blini, këta ngjyrus mund të ju shkaktojnë edhe acarime të ndryshme në lëkurë./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë