Mar, Sht 23, 2025
Banner Top
Banner Top

Poliklinika Stomatologjike në Prishtinë është rihapur pas një renovimi tërësor dhe pajisjes me inventar modern duke sjellë një nivel të ri të shërbimeve dentare në kryeqytet. Investimi prej 350 mijë eurosh ka mundësuar dyfishimin e kapaciteteve në 130 mijë shërbime në vit, si dhe ofrimin për herë të parë të shërbimeve sekondare.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky projekt e vendos kryeqytetin në pararojë të shëndetësisë dentare në Kosovë.

“Po i shoh shërbimet më të mira se në sektorin privat. Pajisjet janë të nivelit të lartë, është vendi i parë për stomatologji në Kosovë që ofron edhe shërbime sekondare. Kemi një investim prej 350 mijë eurove, me restaurim dhe pajisje të reja moderne, për të mirën e qytetarëve. Standardet janë evropiane, tashmë nuk ka pritje për qytetarë dhe ofrojmë shërbime edhe për komunat tjera të Kosovës,” u shpreh Rama.

Ai theksoi se rreth 30% e shërbimeve i ofrohen pacientëve jashtë kryeqytetit duke apeluar që fondet qendrore të reflektojnë edhe këtë angazhim shtesë.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, tha se përveç rritjes së numrit të shërbimeve, fokusi mbetet te cilësia dhe efikasiteti.

“Gjatë gjashtë viteve kemi rritur shërbimet në stomatologji për 15% krahasuar me vitin 2021. Sot nuk luftohet vetëm për numër shërbimesh, por edhe për cilësi. Me këto kushte të reja po rrisim standardin e shërbimeve që i japim qytetarëve,” deklaroi Sadiku.

Me këtë investim, Poliklinika Stomatologjike e Prishtinës synon të bëhet qendra kryesore dentare në vend duke kombinuar teknologjinë moderne me një staf të dedikuar për shërbime efikase dhe cilësore. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë