Elizabeth Fusco ishte akoma e pikëlluar për vdekjen e motrës së saj më të vjetër kur mori një telefonatë tjetër këtë javë. Kishte ndërruar jetë edhe vëllai i saj më i vjetër .
Ndërsa ishte në telefon me spitalin të Mërkurën, ajo dëgjoi dëgjoi përpjekjen e furishme të mjekëve për ta shpëtuar nënën e saj, e cila gjithashtu ishte e prekur nga koronavirusi. As ajo nuk ia doli të mbijetojë.
Një ditë më vonë, të enjten, i vdiq një vëlla tjetër, duke e tronditur kështu familjen nga New Jersey-i, me humbjen e 4 personave brenda një jave – të gjithë viktima të koronavirusit që ka vrarë 195 njerëz në Shtetet e Bashkuara.
“Është absolutisht surreale,” tha Elizabeth Fusco për CNN.
Tre të afërm të tjerë janë shtruar në spital
Përveç 4 të vdekurve, tre të afërm të tjerë janë shtruar në spital në New Jersey dhe 19 anëtarë të tjerë të familjes janë testuar për virusin dhe po presin rezultate, tha Roseann Paradiso Fodera, kushëriri i Elizabeth Fusco. Ata përfshijnë fëmijë, prindër, nipër dhe janë në karantinë së bashku.
“Kjo është një tragjedi e padurueshme për familjen,” tha Paradiso Fodera.
Infeksionet duket se kishin origjinën nga një darkë familjare që kishte pasur kjo familje këtë muaj./Familja Jonë











