Die, Maj 9, 2021
Banner Top
Banner Top
Përurohen hapësirat e renovuara për ambulanca specialistike të ORL dhe Oftalmologji

Klinika e Otorinolaringologjisë(ORL) dhe Oftalmologjisë(Syve) të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë bërë me hapësira të rinovuara të ambulancave specialistike, në të cilat do të ofrohen shërbime cilësore shëndetësore për pacientë.

Përurimin e hapësirave e kanë bërë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, dhe drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu.

Drejtori Sejdiu theksoi se tashmë këto ambulanca do të funksionojnë në objektin e rinovuar, meqë mbi 30 vjet nuk ishte investuar, ndërsa pacientët dhe profesionistët shëndetësorë kanë kushte shumë më të marrjen dhe ofrimin e shërbimeve më të mira shëndetësore.

Ai shpjegoi se në këto ambulanca ka vëllim të madh të punës dhe pacientëve, kurse tashmë kushtet janë komode dhe shërbimet do të jenë shumë më profesionale, pasi që ambulancat janë pajisur me inventarë dhe pajisje të reja mjekësore.

​ “Tani, jemi në një ambient të transformuar. Është kënaqësi e veçantë, pasi pacientët vijnë duke respektuar radhën, kanë qasje në ambiente komode. Pajisjet, të cilat kanë arritur, bashkë me hapësirat e rinovuara, do të ofrojnë shërbim profesional për pacientët” tha ai.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, deklaroi se objekti është i pajisur me aparaturë moderne për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të sigurta shëndetësore.

“ Me këto investime do të rritet numri i pacientëve që do të marrin shërbime shëndetësore brenda ditës”.

“Ka qenë një objekt i vjetër​ dhe i lënë pas dore, i shndërruar në një hapësirë moderne për shërbime ambulantore specialistike për sy, hundë, fyt dhe veshë”.

“Pas investimit që kemi bërë, përfundimisht kemi hequr pamjet e rënda të qytetarëve tanë duke pritur nëpër bodrume”, u shpreh Ministri Ismaili.

Sipas tij, tashmë ka një sistem të radhës që pacientët të mos kontrollohen me të njohshëm, por me sistemin e rregullt që do të presin në radhë në kushte të mira, përderisa siç u shpreh ai, ky është një sistem i ri që jemi drejt hapave të modernizimit.

Drejtori i Klinikës së ORL-së, Hajdin Thaçi, theksoi se kjo është një ditë e madhe ngase po vërtetohet se investimet janë kthyer në shëndetësi, kurse pas investimeve është​ krijuar një ambient i punës, ku mund të ofrohen shërbime profesione dhe pakënaqësitë e njerëzve do të zvogëlohen.

“Pas 30 vjetëve, klinika është pajisura me pajisjeje me moderne, që i përdor gjithë bota. Çdo ditë shpëtojmë jetë njerëzve, duke iu falënderuar investimit të bërë”, përfundoi drejtori Thaçi.

Image may contain: 3 people, people standing and indoor

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë