Policia e Kosovës, ka raportuar që dje një person pozitiv me COVID-19 nuk i është përmbajtur rregullave për të qëndruar në izolim dhe është hasur në rrugë. Për këtë arsye ai edhe është sulmuar fizikisht nga disa persona.
“MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË
Prishtinë 14.07.2020-15:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. I njëjti është dërguar në QKUK ndërsa me urdhër te prokurorit është iniciuar lënda”.












