Para disa muajve është raportuar për mungesë të hapësirës së mjaftueshme të ashensorit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kishte premtuar se gjatë muajit nëntor do të ndërtohet ashensori i ri për të ju mundësuar dalja më e lehtë jashtë objektit personave me aftësi të kufizuar, për shkak se ashensori i vjetër nuk i zë ata që janë me karrocë.
Mentor Morina, Udhëheqësi i Departamentit të Politikave Sociale në Ministrinë e Mirëqenies Sociale deklaroi për portalin “Familja Jonë” se të gjitha procedurat kanë përfunduar dhe aktiviteti i parë që do të realizohet nga kontrata do të jetë rregullimi i ashensorit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.
“Po presim me fillu puna e kompanisë pasi që të gjitha procedurat kanë përfunduar, aktiviteti i parë që do të realizohet nga kontrata do të jetë rregullimi i ashensorit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë”, tha Mentor Morina.
Tutje ai shtoi se janë duke pritur nga Zyra e Prokurimit në Ministri të na udhëzoj.
“Tash mbetet nga Zyra e Prokurimit në Ministri të na udhëzoj më shumë dhe të na ofroj informata”, tha ai.
Ndryshe, në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë aktualisht janë rreth 60 persona nga 100 sa ka kapacitet./Familjajonë/