Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
Përfitimet shëndetësore nga leximi i librave!

Një prej shprehive më të mira që mund të ketë njeriu, është shprehia e të lexuarit. Jo vetëm që me lexim do bëheni më të zgjuar dhe elokuent, por përfitimet nga leximi janë edhe më të mëdha.

Ndihmon në reduktimin e stresit

Një studim i vitit 2009, kishte zbuluar që leximi së paku deri në 30 minuta në ditë, ndikon në uljen e stresit – njëjtë sic ndikon joga dhe e qeshura. Kur e shihni vetën në një situatë stresuese, është e rëndësishme që të merrni një libër dhe të filloni ta lexoni.

Redukton ankthin

Përderisa leximi si i tillë nuk e shëron ankthin, një shprehi sic është leximi dhe shijimi i një libri, mund të ndikojë që të ulë nivelet e ankthit.

Mund të ndikojë në uljen e rrezikut për sëmundjen e Alzheimerit

Leximi stimulon trurin që të funksionojë.  Studimet tregojnë që personat që kanë shprehi të lexojnë, janë më pak të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit.

Mund të ju ndihmojë që të flini më shpejtë

Shprehia për të shikuar në telefon përpara se të flini, është shprehi shumë e dëmshme. Ekrani i telefonit mobil ndikon në uljen e prodhimit të hormonit të gjumit. Për këtë aryse, më mirë se të qëndroni në telefon, merrni një libër përpara se të flini.

Arkiva

Kategoritë