Die, Maj 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Përfitimet nga Dieta Keto

Fajtori kryesor për rritjen e të prekurve nga diabeti dhe obeziteti, po del të jetë kequshqyerja, e sidomos ushqimi i tepërt me karbohidrate.

Nutricistët vazhdojnë të këshillojnë që karbohidratet të largohen nga konsumi i përditshëm. Prandaj ka dekada që në qarkullim është një dietë që quhet, dieta ketogjenike-  apo shkurt – dieta keto.

Dieta klasike Keto, është bërë në vitin 1920 nga hulumtuesit që punonin në Qendrën Mjekësore Johns Hopkins.

Kjo dietë atëbotë, përdorej për pacientët me epilepsi. Hulumtuesit zbuluan që shmangia e karbohidrateve për një periudhë kohore të caktuar – redukton dhimbjet tek këta pacientë, si dhe ka efekte tejet pozitive për të ulur nivelin e  yndyrës në gjak, sheqerin si dhe nivelin e kolesterolit.

Dieta ketogjenike, është një dietë me përmbajtje të lartë yndyrore.  Kjo dietë bënë që trupi të djegë yndyrën e tepërt, në vend të karbohidrateve. Zakonisht, karbohidratet që janë në ushqim kthehen në glukozë, që më pas mbarten në trup.

Në thelb, dieta keto, funksionion duke eliminuar glukozën që gjendet tek karbohidratet. Në ditët e sotme kësaj diete iu referohen me emra të ndryshëm, por në esencë kanë  një  të përbashkët – pra uljen e konsumimit të karbohidrateve.

Dieta Keto, është treguar shumë efikase tek personat që kanë tentuar të humbasin peshë, e sidomos tek ata që vuajnë nga obesiteti.

Kjo më së miri mund të ilustrohet me një studim ku morën pjesë personat me mbipeshë. Ata u ndanë në dy grupe. Njëri grup për disa javë hoqi dorë nga karbohidratet, kurse pjesa tjetër nga yndyrat. Pas 24 javëve, hulumtuesit gjetën që grupi që nuk konsumonte karbohidrante, i humbën nga  9.4 kilogramë, kurse pjesa tjetër 4.8 kilogramë.

Dieta Keto është gjithashtu edhe një luftuese e inflamacionit. Duke eliminuar konsumimin e sheqerit atëherë ulet rreziku nga zhvillimi i ndonjë inflamacionit kronik në trupin tuaj.

Kjo dietë redukton edhe ndjenjën e urisë. Uria konstante bënë që të konsumoni më shumë kalori se sa ka kapacitet trupi t’i djeg, prandaj në pamundësi për t’i shkrirë kaloritë, ndodh edhe fitimi i kilogramëve.  E përmes kësaj diete ku nuk do ushqeheni me karbohidrate, reduktohet uria në masë të madhe.

Dieta Keto, ulë edhe nivelin e insulinës. Kjo pasi kur ju konsumoni karbohidrate, ato shndërrohen menjëherë në sheqer. Prandaj largimi i karbohidrateve nga menyja juaj, ulë rrezikun që të prekeni nga tipi 2 i diabetit./FamiljaJone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë