Pre, Qer 12, 2026
Banner Top
Banner Top
Për shenjën Murphy- tregon kirurgu, Agon Bislimi

Shtypim paretin abdominal me ndihmën e dorës së djathtë nën harkun kostal të djathtë në vendin e prerjes së vijës medioklavikulare, dhe pastaj kërkojmë nga i sëmuri që të merrë frymë thellë.

Ky sforcim shkakton uljen e mëlçisë dhe me të edhe qeskëzës biliare. Shenja kosiderohet pozitive nëse pacienti ndërpren respiracionin.

Dhembja është provokuar nga presioni i ushtruar në fundin e vezikës biliare. Ajo mund të jetë e
shkaktuar nga inflamacioni i murit të vezikës biliare si rezultat i infeksionit të përmbajtjes së saj. Por, gjithashtu mund të ndodhë që një vezikë normale të jetë sensitive dhe në të
kundërtën një vezikë litiazike të mos jetë.

Kjo manovër është e vlefshme nëse është pozitive dhe e shoqëruar me shenjat tjera të kolecistitit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë