Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Për këto arsye fëmijët nuk bën të konsumojnë ushqime të shpejta

Ushqimet e shpejta dhe të sheqerosura, janë tejet tërheqëse për fëmijët. Ata shpesh mund të ngulmojnë, për një vakt me ushqim të pashëndetshëm, por prindërit duhet të jenë më këmbëngulës për të mos ia ‘realizuar’ atë dëshirë.

Fëmijët të pavetëdijshëm për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm, duke u ushqyer me ushqim të shpejtë, kanë rrezik të bëhen të varur dhe të preken nga sëmundje të  ndryshme.

Më poshtë do t’i rendisim sëmundjet potenciale që iu kanosen fëmijëve që ushqehen pashëndetshëm:

Sipas Rrjetit të Shëndetit për Gra dhe Fëmijë, mënyra e ushqyerjes ndikon drejtpërdrejtë në shprehitë që kanë fëmijët për të mësuar. Ushqimet e shpejta dhe ato të sheqerosura, kanë përbërje të lartë të sheqerit, kështu duke ulur aftësinë që kanë fëmijët për tu koncentruar.

Një studim tjetër i publikuar në revistën “Pediatrics”, zbuloi që konsumi i ushqimit të shpejtë nga fëmijët, është i lidhur ngushtë me obezitetin. Sipas këtij studimi, fëmijët që hanë të tilla ushqime, marrin sasi të madhe të kalorive, yndyrës, karbohidrateve dhe sheqerit.

Sipas revistës “Nature Neuroscience”, ushqimet kalorike shkaktojnë varësi dhe janë shkaktari kryesor për mbipeshën tek fëmijët. Fëmijët që janë me mbipeshë kanë më shumë tendencë që të kenë probleme me kolesterolin dhe zemrën.

Gjithashtu, ushqimet e  pashëndetshme rrisin mundësinë që fëmijët të preken nga diabeti dhe shtypja e lartë e gjakut. Qendra për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve në SHBA parasheh se nëse  trendi vazhdon kështu deri në vitin 2015,  një në tre fëmijë amerikan do jetë i diagnostifikuar me diabet.

Në shumë vende të botës, ekziston një lëndë e veçantë ku fëmijët mësojnë mbi ushqimin e shëndetshëm. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë