Pre, Maj 20, 2022
Banner Top
Banner Top
Për dy ditë ekzaminohen  56 fëmijë me keqformime të lindura të zemrës në ShSKUK

Për një javë (7 maj- 14 maj) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të zhvillohet misioni i radhës i Organizates Humanitare- GOLI, GOL Kosova, në bashkëpunim me mjekët vendorë nga Klinika e Pediatrisë, Klinika e Kardiokirurgjisë dhe Klinika e Kardiologjisë , me qëllim trajtimin e fëmijëve me keqformime të lindura të zemrës.

“Për dy ditë janë ekzaminuar 56 fëmijë dhe pritet që deri në fund të misionit të ekzaminohen edhe 54 fëmijë.Gjatë kësaj periudhe, planifikohet të bëhen 10 operime në zemër të hapur dhe të trajtohen 20 fëmijë me procedura të kardiologjisë intervente”, njofton ShSKUK.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se në këtë nismë janëë duke marrë pjesë mjekë nga SHBA-të, të udhëhequr nga Dr. Harm Valvis dhe Dr. Herbert Shtern dhe ekipi i kardiokirurgjisë nga Gjenoa e Italisë, të udhëhequr nga kardiokirurgët Dr. Françesko dhe Dr. Ribera Santoro.

Arkiva

Kategoritë