Enj, Pri 22, 2021
Banner Top
Banner Top
Pa yndyrë dhe super të shëndetshme, ja si të bëni qofte në tavë

Receta e sotme, përveç se e shijshme, është shumë e këshillueshme dhe për ata persona që janë me dietë. Siç tashmë e dini gatimi në furrë ruan të gjitha vlerat ushqyese, si dhe eliminon sasinë e tepërt të vajit, kështu që mos hezitoni ta provoni.

Përbërësit: 300 g mish i grirë, 300 g salsiçe e freskët, 1 vezë, 50 g thërrime buke, 50 g djathë i grirë, domate të vogla (pomodorini), 1 thelb hudhër, rigon, piper i zi, trumzë, vaj ulliri dhe kripë.

Përgatitja: Vendosim mishin, salsiçet, djathin, thërrimet e bukës dhe erëzat në tas. Formojmë brumin e qofteve dhe i ndajmë në pjesë, u japim formë dhe i vendosim në tavë bashkë me nga një ½ domate të vogël sipër. I fiksojmë me kruajtëse dhëmbësh dhe i pjekim në furrë për 20 minuta me 180 gradë.

Arkiva

Kategoritë