Hën, Qer 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Operacion i rrallë dhe i suksesshëm në Spitalin e Gjakovës – Trajtohet me sukses fraktura e acetabulumit pas një aksidenti

Në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë është realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale e rrallë dhe komplekse në një pacient që kishte pësuar frakturë të acetabulumit (zgavrës së ijeve), si pasojë e një aksidenti traumatik.

Operacioni u krye në Sallën e Ortopedisë, nën drejtimin e Dr. Fisnik Vula, me pjesëmarrjen e ekipit profesional të ortopedëve: Dr. Arben Veseli, Dr. Mikel Pitaqi dhe Dr. Emir Sholla. Pjesë e ekipit ishin edhe anesteziologia Dr. Shpresa Rexha, instrumentarja Aida dhe teknik i anestezionit Bekimi.

Ndërhyrja përfshinte stabilizimin e frakturës dhe rikthimin e funksionit anatomik të nyjës së ijeve, duke përfunduar me sukses të plotë. Sipas spitalit, gjendja post-operatore e pacientit është stabile dhe në përmirësim të vazhdueshëm.

Frakturat e acetabulumit konsiderohen ndër dëmtimet më serioze të skeletit dhe kërkojnë një trajtim të specializuar dhe një bashkëpunim të ngushtë multidisiplinar.

Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka shprehur mirënjohje për gjithë ekipin që kontribuoi në këtë ndërhyrje të suksesshme dhe theksoi përkushtimin e tij për të ofruar shërbime të avancuara për qytetarët.

Youtube

Arkiva

Kategoritë