Mar, Pri 21, 2026
Banner Top
Banner Top

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë e ka mirëpritur aktgjykimin në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Në një deklarim zyrtar, koordinatori për Zhvillim i Kombeve të Bshkuara, Stephen O’Malley, pohon se vendimi dërgon mesazh të qartë se femicidi dhe dhuna ndaj grave do të përballen me një përgjigje të vendosur sipas ligjit.

“Ne qëndrojmë pranë fëmijëve të saj, familjes së saj dhe të gjithë atyre që janë ndikuar, dhe ritheksojmë nevojën për veprim më të fuqishëm dhe të qëndrueshëm për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave dhe për të siguruar mbrojtje dhe llogaridhënie” deklaroi O’Malley.

Ky është postimi i plotë i Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë:

“Vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore në Prishtinë sjell drejtësi në rastin e Liridona Ademajt dhe përgjegjësi për një krim që e tronditi thellë Kosovën. Ai dërgon një mesazh të qartë se femicidi dhe dhuna ndaj grave do të përballen me një përgjigje të vendosur sipas ligjit.

Ne qëndrojmë pranë fëmijëve të saj, familjes së saj dhe të gjithë atyre që janë ndikuar, dhe ritheksojmë nevojën për veprim më të fuqishëm dhe të qëndrueshëm për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave dhe për të siguruar mbrojtje dhe llogaridhënie.

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë rithekson angazhimin tonë për të mbështetur institucionet dhe partnerët në Kosovë në avancimin e parandalimit, mbrojtjes dhe qasjes në drejtësi, si dhe në forcimin e përpjekjeve të koordinuara për t’i dhënë fund të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave në Kosovë.”

Youtube

Arkiva

Kategoritë