Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Nesër fillon transmetimi i televizionit “Kanal 10”

Televizioni më i ri në vend “Kanal10”, që është tranformim i Rrokum Tv, do të nisë transmetimin, nesër (10 gusht), duke filluar nga ora 07:00 e mëngjesit.

Nga e hëna në ora 07:00 të mëngjesit Kanal 10 do t’iu paraqitet shikuesve në të gjitha platformat televizive në vend të Rrokum TV, ndërsa në transmetim do të jetë edhe përmes të gjitha platformave online.

Nga Mëngjesi me Arbenin Ahmetin, LIVE-i me Naim Sadikun, Lajmet me Fitore Ajetin, Prime Time me Xhemajl Rexhën, Kampionët me Fortesa Oranën e Bujar Mehmetin, dhe të tjera programe të reja, Kanal 10 do të jetë ekrani juaj i ri i preferuar.

Njoftimi i plotë nga Kanal 10

KANAL 10 NIS TRANSMETIMET TË HËNËN

10 gushti i vitit 2020 shënon një tjetër moment të rëndësishëm në skenën mediale të vendit. Në një afat rekord të përgatitjeve, nga e hëna (nesër) në orën 7:00 të mëngjesit fillon me transmetim Kanal 10 që është transformim i Rrokum TV.

Kanal10 është rezultat i përpjekjes së gazetarëve për të ndërtuar media alternative duke dhënë shembull unik në hapësirat ku jetojnë shqiptarët. Televizioni do të ofrojë program 24 orësh duke përfshirë të gjitha fushat që janë në inteters të shikuesit.

Nga Mëngjesi me Arbenin Ahmetin, LIVE-i me Naim Sadikun, Lajmet me Fitore Ajetin, Prime Time me Xhemajl Rexhën, Kampionët me Fortesa Oranën e Bujar Mehmetin, dhe të tjera programe të reja, Kanal 10 do të jetë ekrani juaj i ri i preferuar.

Nga e hëna në ora 07:00 të mëngjesit Kanal 10 do t’iu paraqitet shikuesve në të gjitha platformat televizive në vend të Rrokum TV, ndërsa në transmetim do të jetë edhe përmes të gjitha platformave online.

Mezi presim t’ju takojmë ?

Youtube

Arkiva

Kategoritë