Enj, Dhj 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndryshimet e lëkurës suaj gjatë shtatzënisë

Gjatë pritjes së ëmbël, trupi i nënës ndryshon në funksion të qenies së re, që po zhvillohet brenda saj! E nëse mendoni se ndryshimet më të mëdha ndodhin brenda organizmit, gaboni!  Në një artikull për revistën online Pure Wow, Dr Omnia M. Samra-Latif Estafan, obstetër dhe gjinekolog i certifikuar në Hamilton, Neë Jersey, tregon për mënyrën se si lëkura juaj mund të ndryshojë gjatë kësaj kohe.

Lëkura mund të shkëlqejë më shumë se zakonisht

Le të fillojmë me aspektet pozitive. “Shtatzënia rrit qarkullimin e gjakut me rreth 50 për qind”, thotë Dr Latif. “Përveç kësaj, trupi prodhon më shumë hormone që shkaktojnë rritje të prodhimit të yndyrës”. Rritja e qarkullimit plus më shumë yndyrë natyrale është e barabartë me shkëlqim.

Ju mund të vini re njolla të errëta në fytyrë dhe qafë

Rritja e hormoneve gjithashtu shkakton që trupi juaj të prodhojë më shumë melanin se zakonisht! Kjo gjë çon në krijimin e njollave të errëta në faqem hundë apo ballë. Këto shenja njihen ndryshe si “maska e shtatzënisë” .

Për të parandaluar që melasma të përkeqësohet, përdorni krem kundra diellit, syze e kapele. Njollat e errëta do të zhduken vetë pasi të lindni.

Quhet  linea tigra, e cila zakonisht gradualisht do të zhduket disa muaj pas lindjes! Por për të ndihmuar në shpejtimin e zbehjes së saj, mjekët rekomandojnë përdorimin e një kremi  që ka vitaminë C ose alga të kuqe.

Mund t’ju shfaqen vena varikoza

Rritja e qarkullimit e gjakut, që e përmendëm më lart, gjithashtu mund të rrisë  presion mbi venat në gjymtyrët tuaj. Për ta shmangur këtë gjë, ecni në këmbë, ushtrohuni rregullisht dhe vishni çorape.

Youtube

Arkiva

Kategoritë