Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndërron jetë Prof. Dr. Ilhami Goranci

Prof. Dr. Ilhami Goranci, oftalmolog, ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e të ndjerit, Mjellma Goranci Firzi.

“Të dashur familjarë dhe miq,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me 04.07.2019, ndërroi jetë bashkëshorti dhe babai jonë i dashur Prof.Dr. Ilhami Goranci. Varrimi i të ndjerit bëhet të Premtën në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Dragodan, Prishtine.
E pamja zgjat 3 ditë, në shtëpinë e të ndjerit, në lagjen Qëndresa, Rr. Ahmet Selaci, nr 25 Prishtinë.”, ka shkuruar Firzi.

I ndjeri, Prof. Dr. Ilhami Goranci,  ka përfundur Fakultetin e mjekesise në Beograd në vitin 1969, ka specializuar për oftalmologji në Zagreb në vitin 1974, ka magjistruar në tëmën “Glaukoma sekondare e shkaktuar nga ndryshimet e thjerrezes” në vitin 1980 ndërkaq ka doktoruar me tëmën “Shpeshtesia e skotomeve te glaucoma me perdorimin e intenzitetit te ndryshem te drites” në vitin 1985. Ai ka publikuar një numër të madh punimesh brenda dhe jasht vendit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë