Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
Mjeku kosovar në Berlin reagon ndaj IKSHPK-së: Ka të vdekur nga COVID-19 në Kosovë edhe pa sëmundje tjera shoqëruese

Në Kosovë, numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 237.

Pas këtyre vdekjeve dhe deklaratave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), se të gjithë viktimat kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, ka reaguar internisti dhe kardiologu Fahri Beqa, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Berlin.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë IKSHPK duhet të largojë nga lajmërimi i përditshëm kur konfirmon rastet e reja pozitive dhe të vdekurve, pjesën e fjalisë ku thuhet se “të vdekurit kanë pasur edhe sëmundje të reja shoqëruese”.

Kjo pasi sipas tij vetëm ai personalisht ka njohur tre persona që kanë vdekur nga COVID-19 e që s’kanë pasur sëmundje të tjera.

Ai shton se nga COVID-19 mund të preken dhe mund të vdesin të gjitha moshat dhe të gjithë pacientët me apo sëmundje shoqëruese.

Postimi i plotë:

IKSHP definitivisht duhet t’a largojë nga lajmërimi i përditshëm i rasteve të reja pozitive me Sars-Cov2 dhe të vdekurve nga COVID-19 pjesën e fjalisë ku thuhet “të vdekurit kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”.

Të paktën personalisht i kam njohur 3 persona që kanë vdekur nga COVID-19 dhe nuk e kanë pasur asnjë sëmundje shoqëruese.

Përveç tjerash kjo tingëllon edhe si relativizim apo arsyetim i vdekjeve. Nga COVID-19 mund të preken dhe mund të vdesin të gjitha moshat dhe të gjithë pacientët me apo sëmundje shoqëruese. Poashtu edhe mund të shërohen të gjitha moshat dhe pacientët, me apo pa sëmundje shoqëruese. Prandaj nuk është etike e as humane që pacientët me sëmundje shoqëruese të futen automatikisht në kategorinë që ata janë të vetmit që po vdesin nga COVID-19. Sipas statistikave dhe analizave që databazës së të vdekurve në Itali, 28,2% e të vdekurve nuk kanë pasur asnjë sëmundje shoqëruese para pandemisë, dmth kanë qenë plotësisht të shëndoshë.

Prandaj kjo pjesë e fjalisë duhet të hiqet, përndryshe shpërndarja e pasaktë e informacioneve për të vdekurit nga një institucion shëndetësor është ofendim i rëndë dhe mund të ketë edhe konsekuenca juridike që mund të inicohen nga familjarët e të vdekurve.

Arkiva

Kategoritë