Një mbrëmje e dedikuar inovacionit dhe përkujdesjes ndaj pacientëve u organizua nga Kompania Farmaceutike ROCHE, ku një ekip i shquar mjekësh nga Klinika Gjermane e Syrit ndau përvojat dhe rezultatet e tyre mbi përdorimin e injeksionit Vabysmo në trajtimin e sëmundjeve të retinës.
Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë mjekët:
– Prof. Asoc. Afrim Shabani, Dr. Sci.
– Dr. Valbon Ajazaj, Dr. Sci.
– Prof. Asoc. Gazmend Kaçaniku
Diskutimet u fokusuan në përparësitë dhe efektivitetin e Vabysmo si një trajtim inovativ për pacientët me sëmundje të retinës, duke sjellë përvoja konkrete nga praktika klinike.
Klinika Gjermane e Syrit është e përkushtuar të marrë pjesë në evente të tilla inovative, duke kontribuar në edukimin e pacientëve dhe avancimin e trajtimeve bashkëkohore për shëndetin e syve.













