Misofonia, është një gjendje në të cilën tinguj të caktuar shkaktojnë përgjigje emocionale ose fiziologjike, që disa mund t’i përceptojnë si të paarsyshme.
Personat që kanë misofoni, e përshkruajnë zhurmën që nuk ju pëlqen ‘si zhurmë që i cmende’.
Reagimet e tyre mund të variojnë nga zemërimi, paniku dhe nevoja për tu larguar nga ai vend.
Individët që kanë misofoni kryesisht ndihen të irrituar nga zhurmat orale – nga mënyra se si përtypet një person apo se si merr frymë./Familja Jone