Mër, Maj 18, 2022
Banner Top
Banner Top
Ministri Latifi takoi Ambasadoren e Emirateve të Bashkuara për bashkëpunim mes dy shteteve

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi është takuar sot me Ambasadoren e Emirateve të Bashkuara , znj. Nabila Abdelaziz Nasir Saeed Alshamsi, me të cilën biseduan për bashkëpunimin mes dy shteteve në fushën e shëndetësisë.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se Ministri Latifi falënderoi Emiratet e Bashkuara dhe personalisht Ambasadoren Alashamsi për kontributin e vazhdueshëm në fushën e shëndetësisë në Kosovë, me theks të veçantë në ndërtimin e spitalit të fëmijëve në Prishtinë, duke shtuar se fillimi i punës në këtë spital do bëhet në fund të këtij muaji.

“Në këtë takim ministri Latifi përmendi se prioritet për të dhe Ministrinë e Shëndetësisë është edhe krijimi i Qendrës së Traumës dhe qendrave tjera të ekselencës (sikurse është ai për transplantimin e veshkës), duke shpresuar kështu në bashkëpunim të vazhdueshëm edhe me Emiratet e Bashkuara si në krijimin e infrastrukturës së nevojshme ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale për këto qendra.” thuhet në postim.

Po ashtu MSh njofton se , Ambasadorja e Emirateve të Bashkuara, znj. Alshamsi premtoi se Emiratet e Bashkuara do të jenë gjithmonë të gatshme për bashkëpunim në shumë projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin e përvojave mes mjekëve të dyjave vendeve.

Arkiva

Kategoritë