Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka rezultuar negative me koronavirus edhe në testin e dytë që e ka bërë.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë Federale në Gjermani, Steffen Seibert.
Sipas Seibert, kancelarja do të vazhdojë të punojë nga shtëpia.
Përndryshe, Merkel është vetizoluar që nga e diela, pasi ka pasur kontakt me një mjek që më vonë u konstatua që doli pozitiv me COVID-19.