Hën, Kor 6, 2026
Banner Top
Banner Top
Mbi 900 pacientë janë trajtuar gjatë vitit 2021 në Klinikën Reumatologjisë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës janar-dhjetor në Klinikën e Reumatologjisë kanë qenë të shtrirë për trajtim 903 pacientë.

Po ashtu, për 12 muaj, janë kryer 6 mijë e 641 vizita ambulantore dhe janë realizuar 288 konsulta jashtë klinikës.

Ndërkaq, sipas raportit vjetor të punës, vitin e kaluar në Klinikën Reumatologjisë janë bërë edhe 1 mijë e 890 EKG dhe 102 Echo Abdominale.

Youtube

Arkiva

Kategoritë