Insitituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se janë 11 mijë e 134 raste aktive me koronavirus në Kosovë.
Ky insititut gjithashtu njofton për kujdesin e vecantë që po i bëhet situatës ne variantin e ri të COVID-19 në disa vende të botës.
Sipas asaj që ka publikuar Qendra Evropiane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (ECDC), rrezikshmëria e shpërndarjes së variantit të ri të koronavirusit është 70% më e madhe.
“Jemi duke përcjell me vëmendje të shtuar të gjithë udhëtarët të cilët vijnë nga vendet e prekura me variantin e ri, në mënyrë që të identifikohen sa më parë, testohen, izolohen dhe gjurmohen e mbikëqyren kontaktet e tyre për të ndërprerë përhapjen e variantit të ri SARS CoV-2 në vend”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IKShPK-së.
Deri më tani, ky lloj i ri i koronavirusit ka prekur shtete si: Danimarka, Belgjika dhe Holanda. /familjajone