Pre, Dhj 26, 2025
Banner Top
Banner Top
Mbështetje, shpresë dhe forcë: Mesazhe nga Dr. Merita Rrahmani për gratë që po luftojnë me kancerin e gjirit

Gjatë muajit tetor shpesh shohim reklama për ndërgjegjësimin e qytetarëve rreth kancerit të gjirit. Mirëpo, sa prej këtyre reklamave përfshijnë kujdesin për gratë që janë aktualisht në trajtim dhe po luftojnë me këtë sëmundje?

Në punën time të përditshme, kam pasur kontakt me paciente të ndryshme disa i kam referuar si të dyshuara për këtë diagnozë, disa tashmë janë diagnostikuar dhe ndodhen në trajtim, ndërsa disa e kanë fituar betejën dhe vazhdojnë të kryejnë kontrolle të rregullta mjekësore.

Dua të ndaj me ju disa këshilla që mund të jenë të dobishme për çdo grua që po përballet me këtë sfidë:

  • Informohu nga burime të sigurta, por mos u ngarko me informacion të tepërt. Beso onkologun dhe ekipin mjekësor. Interneti shpesh shkakton frikë të panevojshme.
  • Mos e përballo vetëm kërko dhe prano mbështetje. Qoftë nga familjarët, miqtë apo grupet mbështetëse, ndihma emocionale është po aq e rëndësishme sa edhe trajtimi mjekësor.
  • Kujdesu për trupin tënd me ushqim të shëndetshëm dhe aktivitet fizik të përshtatur. Edhe gjatë trajtimit, lëvizja e lehtë ndihmon në ruajtjen e energjisë dhe përballimin e efekteve anësore.
  • Prano ndryshimet fizike si pjesë e përkohshme e procesit. Rënia e flokëve, ndryshimet në peshë apo në lëkurë janë të përkohshme dhe nuk e përcaktojnë bukurinë tënde.
  • Flit me dikë për ankthin dhe frikën është normale të ndjesh shumë emocione. Një psikolog, ose thjesht një bisedë e sinqertë me dikë që të dëgjon, mund të ndihmojë shumë.
  • Mos u ndje fajtore për kohën që i kushton vetes. Shërimi është prioritet, dhe ti ke të drejtë ta vësh veten në vend të parë.
  • Përdor mjetet që të ndihmojnë të ndihesh mirë me pamjen tënde. Grimi, paruket, shallet apo veshjet komode nuk janë luks, por kujdes për vetveten dhe vetëbesimin.
  • Respekto kontrollet pas trajtimit rikuperimi kërkon vëmendje të vazhdueshme. Edhe pasi të kesh “fituar” betejën, trupi yt ka ende nevojë për kujdes dhe monitorim të rregullt.
  • Rishkruaj identitetin tënd ti nuk je vetëm një diagnozë.
  • Krijo qëllime të reja, zbulo pasione dhe mbaj shpresën gjallë. Jeta vazhdon ndryshe, por po aq e vlefshme. Jep vetes leje të gëzosh edhe në kohë të vështira. Gëzimet e vogla të përditshme janë ilaç i fuqishëm që nuk duhet harruar kurrë.

Dr. Meritë Rrahmani

Youtube

Arkiva

Kategoritë