Sht, Dhj 4, 2021
Banner Top
Banner Top
MAShTI: Në shkollat ku mbahen votimet për balotazh, të hënën mësimi mbahet online

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka nxjerrë vendim për organizimin e procesit mësimor për datën 15 nëntor 2021, një ditë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Ashtu si një ditë pas raundit të parë të zgjedhjeve edhe kësaj radhe, MAShTI i ka njoftuar komunat që shkollat të cilat më datën 14 nëntor do të jenë qendra të votimit, mësimin më datën 15 nëntor ta zhvillojnë sipas skenarit C, ndërsa shkollat të cilat nuk janë qendra të votimit, procesin mësimor e vijojnë sipas planifikimeve paraprake.

“Gjithashtu, komunat e kanë për obligim që pas përfundimit të votimeve, t’i dezinfektojnë shkollat dhe t’i ajrosin mirë në mënyrë që të jenë të gatshme për mbajtjen e procesit mësimor më 16 nëntor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Arkiva

Kategoritë