Sht, Tet 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Martesa I shëndoshë burrat

Një studim i kryer nga “Forumi i Shëndetësisë për Meshkuj” ka treguar se këta të fundit pas martesës mund të ndryshojnë zakonet e të ushqyerit.

Një ekip hulumtuesish nga Universiteti Metropolitan i Lidsit ka zbuluar se burrat e martuar janë më të shëndoshë se beqarët.

Kjo mund të jetë sepse burrat e martuar e trajtojnë veten me më shumë embëlsira, pasta dhe kek me fruta sesa beqarët.

Nga studimi rezultoi se burrat e martuar gjithashtu kanë prirjen që të pinë më shumë verë se beqarët.

Shkencëtarët nuk ishin të sigurt për shkaqet, por një mendim ishte se burrat e martuar vendosnin t’i jepnin vetes më shumë pushime pas martese.

Një teori tjetër ishte se kjo ndoshta ndodhte sepse meshkujt hanin ushqime më të shëndetshme se në të kaluarën.

Shëndeti mund të merret më lehtë nëse ata kanë një grua që di të bëjë pazar dhe të gatuajë.

Studimi tregoi se kishte gra që i shëndoshnin qëllimisht burrat e tyre për t’i bërë më pak tërheqës për gratë e tjera.

Youtube

Arkiva

Kategoritë