Pre, Maj 7, 2021
Banner Top
Banner Top
Llojet e testimeve për alergji

Alergjia vjen si rezultat kur sistemi imun, i cili në kushte normale e mbron trupin, te disa persona tregon ndjeshmëri të tepërt ndaj disa materieve që nuk janë të dëmshme dhe kushteve atmosferike.

Për të diagnostifikuar një alergji, mjekët këshillojnë test të gjakut. Kjo analizë, teston praninë e antitrupave që shkaktojnë alergji që quhen imunoglobulinë E (IgE). Këto janë qeliza që reagojnë ndaj alergeneve.

Përvec testit të gjakut, mjekët mund të këshillojnë gjithashtu të bëhet analiza e lëkurës. Një test i lëkurës, është një lloj i zakonshëm i testit të alergjisë që kryhet nga alergologu.

Gjatë kësaj analize, lëkura preket ose gërvishet me hala të vogla që përmbajnë alergene të mundshme e më pas reagimi i lëkurës dokumentohet.  Nëse jeni alergjik ndaj një substance të vecantë, atëherë lëkura fillon të kuqet./FamiljaJone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë