Mar, Tet 26, 2021
Banner Top
Banner Top
Libër: “Ha, Ushqehu, Rrezato”

Libri i propozuar nga Libraria Dukagjini për këtë javë

Ha Ushqehu Rrezato

Ky libër është një përmbledhje e shkëlqyeshme e ushqimeve të shëndetshme nga Amelia Freer- dietologe dhe specialiste e ushqimeve të shëndetshme. Ajo ka një eksperience dhjetë vjeçare, gjatë së cilës u ka ndryshuar jetën mijëra njerëzve. Në këtë libër të shkëlqyer dhe me ilustrime, ajo na njeh me dhjetë hapa të thjeshtë për të humbur peshë në mënyrë sa më të shëndetshme.
Me një sere recetash të dedikuara, të thjeshta, të shijshme dhe shumë të ushqyeshme, ajo na tregon se nuk është nevoja të bëjmë kompromis me shijen, për t’u ushqyer si duhet. Të ushqehesh shëndetshëm nuk ka qenë asnjëherë më e thjeshtë dhe shpërblyese.
Dhjetë hapat që Amelia Freer na mëson janë:

-Dëgjojeni trupin është më I zgjuar se ju.
Mënyrën e ushqyerjes së shëndetshme ta praktikojmë për periudhë afatgjatë dhe të ruajmë ekuilibrin vazhdimisht.

-Spastrimi I kuzhinës
Nënkupton eliminimin e disa përbërësve të dëmshëm dhe furnizimin me produkte sa më të freskëta dhe me vlera ushqyese.

-Tregoni kujdes ndaj ushqimit.
Mos hani shpejt,lirë dhe mos u gënjeni nga disa ushqime.

-Jepuni fund vakteve të ndërmjetme.
Mendimi se nuk po e tepron, nëse ha ushqime të shëndetshme, si fruta apo lëngje të përziera, është I gabuar sepse në të vërtetë, po e tepron.

-Duhet të jeni të qëndrueshëm, jo të përkryer.
Zhvilloni zakonet e shëndetshme, jo kufizime.

-Bëni yndyrën mik, dhe sheqerin armik.
Janë disa yndyra të cilat duhet ti përfshijmë në dietën tonë: gjalpë arrë kokosi, ajkë, vaj ulliri,avokado dhe vaji I tyre, gjalpë organike etj..

-Pse ushqimi I shëndetshëm është një burim lumturie.
Të ushqehesh mirë do të thotë t’I japësh trupit ushqime të vërteta e plot vlera ushqyese, që të jeni vazhdimisht të kënaqur e plot energji për ta jetuar jetën sa më mirë.

-Po hani në vend që të pini?
Nuk duhet harruar asnjëherë se uji,kafeja dhe qaji mund të jenë pjesë e dietës sonë të përditshme.

-A ju nevojiten suplemente?
Nëse vendosni të merrni suplemente, bëni kërkime, këshillohuni me një specialist dhe blini më të mirat.

-Lëvizja.
-Gjashtë mjekët më të mirë gjenden nga do dhe që nuk mund t’I mohojë askush, janë:  

drita e diellit, uji, çlodhja, ajri, ushtrimet fizike dhe dieta.

Ky libër arrin të ndryshoj marrëdhënien tonë me ushqimin, dhe vaktet që ne konsumojmë çdo ditë.

Këtë libër mund ta gjeni në Librarin Dukagjini në Prishtinë çmimi i së cilës është 13 euro. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë