Specialisti i kirurgjisë maksillofaciale, Dr. Leminot Salihu, do të jetë pjesë e programit pasuniversitar të shoqatës më prestigjioze të kirurgjisë maksillofaciale EACMFS.
Këtë e ka bërë të ditur vet Salihu përmes një postimi në facebook, ku ka thënë se ky është një hap i madh profesional për të.
“Një hap i madh profesional! Jam pranuar në programin pasuniversitar në Kirurgjinë Estetike të fytyrës nga shoqata më prestigjioze e Kirurgjisë Maksillofaciale (EACMFS). Njëri nga 20 të përzgjedhur nga e gjithë Evropa”, ka deklaruar Salihu.
Programi organizohet nga Asociacioni Evropian për Kirurgji Kranio-Maksillofaciale. Ky program përfshinë ligjërata dhe praktikë në kufoma për kirurgji plastike të fytyrës.









