Pre, Gus 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Ky është rreziku që mund t’i kanoset fëmijës nëse nëna pi duhan gjatë shtatzanisë

Fëmijët e atyre grave që pinë duhan gjatë shtatzënisë kishin një rritje prej 30%, të tre ose më shumë simptomave të çrregullimit të sjelljes në moshën e adoleshencës.

Po ashtu u konstatuan edhe çrregullime të personalitetit të tyre.

Këta fëmijë gjithashtu kishin një rrezik më të madh për të pasur një rekord të lartë, për veprat e dhunshme në moshën e adoleshencës.

Lidhja midis pirjes së duhanit gjatë shtatzënisë dhe sjelljes së adoleshentëve janë të pavarura nga faktorë të tjerë që shpesh hasen tek gratë që pinë duhan gjatë shtatzënisë, siç është historia e sëmundjes mendore, shkalla e ulët e shkollimit dhe një ekonomi e ulët.

Studimi amerikan i kryer në New England, bazuar në 1000 adoleshentë, u botua më 10 korrik në gazetën shkencore ‘Journal of Epidemiology & Health Community’.

“Pirja e duhanit në shtatzëni është potencialisht e dëmshme dhe mbetet e përhapur në mesin e grupeve të veçanta të grave, duke përfshirë nënat adoleshente dhe nënat me më pak se sa shkolla e mesme”, vuri në dukje studiuesja Angela Paradis, punonjëse e departamentit të epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit Brown, në Providence. /noa.al/

Youtube

Arkiva

Kategoritë