Mikrobiologu Lul Raka, ka deklaruar se cilët janë personat me më shumë prioritet që duhet të testohen për COVID-19.
Postimi i tij i plotë:
DIÇKA PËR TESTET LABORATORIKE
Ardhja e 7000 testeve për COVID-19 në Kosovë është lajm fantastik. Tani duhet të testojmë 200-300 njerëz në ditë!
Testimi laboratorik i saktë dhe në kohën e duhur është komponentë thelbësore e menaxhimit të COVID-19 dhe mungesa e testeve dhe reagjentëve e pengon përgjigjen ndaj epidemisë.
Fatkeqësisht, bota ka pak shtete si Koreja e Jugut e Japonia. Për shkak të mungesës së testeve, shumë vende tani po testojnë vetëm rastet me infeksione të rënda respiratore akute gjatë pranimit në spital. Prandaj, kjo e ul numrin e rasteve të konfirmuara, por kjo nuk do të thotë se incidenca është në rënie. Përkundrazi, kjo tregon vetëm majën e ajsbergut.
KUSH DUHET TË TESTOHET PËR COVID-19 (PRIORITETET SIPAS RRADHËS):
• Pacientët e
shtruar në spital që kanë infeksion të rëndë respirator akut
• Pacientët me infeksion akut respirator në shtëpitë e pleqve dhe në komunitet
• Stafi shëndetësor që ka çfarëdo simptoma, por edhe ata që nuk kanë fare
simptoma dhe punojnë në institucionet ku pasur raste të punëtorëve shëndetsorë
me COVID-19
• Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike (sëmundja e mushkërive,
kanceri, sëmundja e zemrës, sëmundja cerebrovaskulare, sëmundja e veshkave,
mëlçisë, hipertensioni, diabeti dhe personat me imunitet të komprometuar) që
shfaqin shenja të sëmundjes akute të frymëmarrjes. Këta njerëz mund të kenë
nevojë më herët për mbështetje të frymëmarrjes (respirator).
• Kontaktet e afërta të rasteve me COVID-19 të vërtetuar, të cilët kanë
simptoma. Nëse ka mundësi duhet të testohen edhe kontaktet asimptomatike të një
rasti me COVID-19, të cilët kanë pasur ekspozim me rrezik të lartë.
• Në fund, mbase edhe deputetët e Kosovës dhe stafi administrativ, për shkak të
qëndrimit prej afër 12 orësh në objekt të mbyllur. Maskat dhe dorëzat i kanë
pasur, por nuk e dijmë si janë sjellur gjatë pauzave të bukës dhe kafes.
Nëse rrini në
shtëpi- Fitorja është e sigurtë!
Nëse nuk respektoni këshillat- do të qëndroni shumë më gjatë të mbyllur!
RRI N’SHPI!












