Die, Maj 9, 2021
Banner Top
Banner Top
Kujdes: Ndryshimet në thonjë pasqyrojnë shëndetin tuaj!

Thonjtë janë një pasqyrë për shëndetin tuaj. Disa ndryshime të tyre janë të natyrshme. Por, të tjerët mund të sinjalizojnë çregullime shëndetësore.

Thonjtë janë pjesë e lëkurës. Ata përbëhen nga shtresa të keratinës proteinike dhe rriten nga poshtë bazës nën kutikun tuaj. Ndërsa qelizat e reja rriten, qelizat e vjetra bëhen të vështira dhe përfundimisht shtyhen drejt majave të gishtave.

Në disa raste, një ndryshim në thonjtë tuaj mund të shkaktohet nga stresi. Për shembull, nëse keni temperaturë të lartë, një dëmtim, infeksion serioz ose ndonjë sëmundje tjetër të rëndë, ata mund të ndalojnë të rriten për një kohë. Kjo sepse, për shkak të kërkesave shtesë të vendosura mbi të, trupi juaj zhvendos energjinë nga thonjtë në rritje.

Megjithatë, ekzistojnë një numër ndryshimesh të thonjve që mund të sinjalizojnë një problem themelor mjekësor. Një ndryshim në ngjyrën e tyre kërkon vëmendje, veçanërisht nëse ata fillojnë të marrin ngjyrë të verdhë ose të kuqe ose nëse në ta shfaqen vija ose pika ngjyrash. Ndryshimet e ngjyrave mund të jenë rezultat i kërpudhave, por në disa raste, mund të jenë një shenjë e kancerit të lëkurës.

Sëmundjet si ajo e mëlçisë dhe problemet e veshkave gjithashtu mund të ndryshojnë ngjyrën e  thonjve, duke i kthyer ata në të bardhë ose të verdhë. Thonjtë e verdhë mund të jenë rezultat i një problemi me frymëmarrje, siç është bronkiti kronik.

Lakimi i thonjve – kur thonjtë tuaj lakohen shumë më tepër se zakonisht – shpesh është një shenjë e niveleve të ulëta të oksigjenit në gjak dhe mund të ketë lidhje me sëmundjen e mushkërive.

Ndryshimet e tjera të thonjve që mund të jenë një shkak shqetësimi përfshijnë zbehjen, dhëmbëzimet, ndarjen ose groposjen e tyre. Secili prej këtyre ndryshimeve mund të tregojë një nga dhjetëra çrregullime të lëkurës. Për shembull, psoriaza, një sëmundje e zakonshme e lëkurës që bën që qelizat e saj të ndërtohen me shpejtësi; dhe dermatiti, një tjetër çrregullim inflamator i lëkurës, të gjitha këto mund të shfaqen në thonjtë tuaj.

Ky është vetëm një rikujtim i kushteve më të zakonshme që mund të kenë ndikim në thonjtë tuaj. Në përgjithësi, ekzistojnë qindra gjendje mjekësore, çrregullime dhe sëmundje që mund të shkaktojnë ndryshime të thonjve.

Kështu që nëse thonjtë tuaj ndryshojnë ose fillojnë të duken jonormal, bisedoni me mjekun ose vizitoni një dermatolog për të hetuar shkakun themelor dhe për të zbuluar nëse është i nevojshëm ndonjë trajtim./Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë