Rama në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se kjo është një hapësirë e re për mbështetje dhe informim rreth menaxhimit të sëmundjeve kronike, transmeton Telegrafi.
“Këtu qytetarët do të marrin këshilla profesionale për përballjen me diabetin, hipertensionin, sëmundjet kardiovaskulare e më shumë”, ka shkruar Rama.
Tutje, ai thotë se po e forcojnë kujdesin parësor dhe po e bëjnë kryeqytetin më të shëndetshëm, hap pas hapi./Telegrafi/