Pre, Maj 20, 2022
Banner Top
Banner Top
Kryetari i OIK me urim për Ditën e Infermiereve

Kryetari i Odës së infermiereve të Kosovës, Naser Rrustemaj, me rastin e 12 majit, Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë i ka uruar infermierët dhe ka shperesuar që do të punohet më shumë për përmirësimin e kushteve të tyre.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se do të organizohet edhe tryeza e rrummbullakët nën moton “Infermierët një zë për të udhëhequr – Investoni në infermierinë dhe respektoni të drejat për sigurimin e shëndetit global”.

POSTIMI I PLOTË:

Të nderuar infermierë, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësorë.

12 Maji, Dita Ndërkombëtare e Infermierisë na ka gjetur me sfida të shumëta, të cilat si OIK po mundohemi bashkë me akterët tjerë t’i zgjidhim, në të mirë të komunitetit më të madh infermieror në Kosovë.

Simbolikisht, Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë e shënojmë përmes tryezës së rrumbullakët që organizohet nën moton: “Infermierët një zë për të udhëhequr – Investoni në infermierinë dhe respektoni të drejat për sigurimin e shëndetit global”.

Kjo, duke ditur faktin se infermierët janë komuniteti më i madh shëndëtësor në mesin e profileve shëndetësore dhe ata duhet të jenë të prezantuar edhe në menaxhim dhe udhëheqje në insitucionet ku punojnë, pasi infermierët si komuniteti numerikisht më i madhi në Kosovë, kanë dëshmuar angazhim dhe përkushtim në punë.

Situata me pandeminë ka ngritur nevojën e fuqizimit dhe përmisimit të pozicionit të infermierëve, një arsye shtesë kjo që OIK ka përgatitur dhe sponzorizuar Draft Ligjin për profilet infermierore.

Jemi dëshmitar se në mungesë të rregullimit ligjor, përmirësimit të kushteve të punës, përmirësimit të të ardhurave të infermierëve, ata çdo ditë orientohen në kërkim të vendeve të punës jashtë Kosovës.

Nëse vazhdon ky trend, shumë shpejt do të ngelemi pa infermierë dhe profile të ngjashme.

Prandaj është koha e fundit që me një seriozitet dhe vendosshmëri sa më të shpejt të zgjidhen problemet aktuale të bartura për një kohë të gjatë.
Duke iu uruar suksese të mëtejme në punë, në emër të Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, më lejoni t’iu uroj 12 Majin- Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë.

Arkiva

Kategoritë