Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
OIK shënoi Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë me moton: ” Investoni në Infermierinë dhe respektoni të drejat për sigurimin e shëndetit global“

Oda e Infermierëve sot shënoi 12 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë me moton: “Infermierët një zë për të udhëhequr – Investoni në Infermierinë dhe respektoni të drejat për sigurimin e shëndetit global“

Naser Rrustemaj, kryetar i Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, pasi ka kërkuar një minutë heshtje për infermierët që kanë humbur jetën gjatë betejës me pandeminë Covid 19, ka thënë se infermierët si komuniteti numerikisht më i madh në vend, sikur në tërë botën edhe në Kosovë këto dy vitet e fundit janë sfiduar shumë me përballjen me COVID-19, sfidë kjo shumë e rëndë por që ka dëshmuar angazhimin dhe përkushtimin e të gjithë komunitetit infermieror dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë.

“Infermierët janë kontakti i parë me pacientë dhe janë profesionistët që më së shumti kalojnë kohë me pacientët, dhe nën kushtet e pandemisë ata nuk kanë kursyer asgjë duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjës së tyre për të qenë pranë të smurëve me COVID – 19”, ka thënë kryetari Rrustemaj.

Sipas tij, kjo situatë ka dëshmuar rolin dhe rëndësinë e infermierëve dhe nevojën imediate të dhënjes së respektit dhe kujdesit të duhur, ligjor dhe institucional.

Po ashtu, Rrustemaj ka thënë se është koha e fundit që me një seriozitet dhe vendosshmëri në kohë sa më të shpejt të zgjidhen problemet aktuale të bartura për një kohë të gjatë.

Tuthe në emër të OIK, kryetari Naser Rrustemaj ka kërkuar që në të gjitha instancat qeverisëse dhe menaxhuese të jenë të prezantuar dhe të përfaqësuar infermieret dhe profesionistet e tjerë shëndetësor.

Ministria e Shëndetësisë përgëzon Odën e Infermierëve për të arriturat në përfaqësimin e komunitetit infermieror

Dafina Gexha Bunjaku, zëvendësministre e Ministrisë së Shëndetësisë ka thënë se për dy vjet e tepër ballafaqim me pandeminë COVID-19, 4318 infermierë kosovarë, janë infektuar nga COVID-19, ndërsa një numër i tyre, fatkeqësisht, nuk ia kanë dalë në këtë luftë të pabarabartë.

“Ato ishin nënat, motrat dhe bijat tona. Koleget tuaja, infermieret tona. Prandaj, le t’i kujtojmë edhe në këtë ditë të gjithë profesionistët tjerë shëndetësorë që humbën jetën nga COVID-19 duke rikujtuar angazhimin e tyre fisnik e profesional deri në sacrifice”, ka thënë Gexha Bunjaku.

Përtej sfidës së madhe të COVID-19, e sotmja, ka thënë ajo, kërkon nga të gjithë që Infermierisë në Kosovë t’i japim vëmendjen dhe kujdesin e merituar, përmes investimit në edukimin cilësor të infermierëve, krijimin e mundësive të mira për punë, avancimin e praktikave më të mira profesionale dhe investimin në lidership të infermierisë.

“Nga kjo pikëpamje dhe në frymën e zhvillimit të komunitetit infermierik në Kosovë, ne e përgëzojmë Oden e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëvë të tjerë shendetësor (OIK) për të arriturat e saj që nga themelimi në përfaqësimin e komunitetit të infermierëve që numerikisht është komuniteti më i madh mjekësor në Kosovë, dhe gjithashtu i jashtëzakonshëm për nga rendësia”, ka thënë Gexha Bunjaku.

Ministria e Shëndetësisë, sipas zëvendës ministres Gexha Bunjaku, do të punojë dhe avokojë që interesat e komunitetit infermieror të mbrohen e realizohen.

Gjatë tryezës së organizuar nga Oda, për përballjen e infermierëve me pandeminë Covid 19 ka folur Lirije Beqiri, zëvendës kryetare e Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë. Për fuqinë punëtore në kujdesin shëndetësor dhe investimin në infermieri ka diskutuar Niman Barshi, nga Këshilli Drejtues i OIK si dhe për arsimimin, edukimin, kompetencat, qeverisjen dhe udhëheqjen ka folur zëvendës kryetari i OIK Xhemajl Dugolli.

Temat kanë hapur debat ku janë kyçur edhe përfaqësues të shoqatave profesionale infermierore, përfaqësues të universiteteve infermierore etj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë