Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Kryeministri kosovar i infektuar me COVID-19, bëhet lajm ndërkombëtar

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur sot se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ky lajm, e ka marrë vëmendjen e agjencisë së lajmeve Reuters, transmeton Klan Kosova.

Qeveria Hoti është përballur me kritika për mosmenaxhimin e përhapjes së koronavirusit, në vendin e vogël ballkanik ku u raportua për rritje të rasteve ditët e kaluara – përfshirë 13 vdekje që rezultuan të dielën, thuhet tutje.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë që nga sonte do të jetë në izolim, për dy javët në vazhdim.“Të nderuar, Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, ka shkruar Hoti.

Arkiva

Kategoritë