Një rast shpërdorimi i pasurisë së huaj është raportuar në polici gjatë ditës së djeshme.
Një person është ankuar në Policinë e Kosovës se puntorët e hotelit ku ai qëndroi përkohësisht, ia kanë marrë një zinxhir të cilin ai e kishte harruar në dhomë.
Personi në fjalë shpjegon se ishte kthyer ta marrë zinxhirin në vendin ku e kishte lënë, por më nuk e ka gjetur.