Mar, Qer 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Koronavirusi – Testi që tregon rezultatin për 45 minuta

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka aprovuar një test të ri për koronavirusin i cili mund të nxjerrë rezultatin në 45 minuta.

Të premten vonë, FDA dha një autorizim urgjent për Cepheid, një kompani amerikane që prodhon testet e shpejtë të koronavirusit.

Rezultatet nga testet aktuale mund të duan ditë të tëra, pasi ato duhet të dërgohen në laboratorë, ndryshe nga testet e zhvilluara nga kompania Cepheid, me seli në Kaliforni.

Testet fillimisht do të përdoren kryesisht nga spitalet dhe departamentet e urgjencës, dhe më pas ato do të bëhen të disponueshme në “ambientet e kujdesit për pacientët”, siç janë zyrat e mjekëve.

Kompania planifikon të fillojë shitjen e testeve në fund të marsit./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë