Pre, Maj 1, 2026
Banner Top
Banner Top
Komuna e Mitrovicës së Jugut: Ndalohet rreptësisht ndezja e zjarrit në pyje dhe zona të hapura

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve e cila shënohet me 1 maj, Komuna e Mitrovicës së Jugut ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale nëse vendosin që të festojnë në natyrë.

Njëkohësisht komuna ka rikujtuar se ndalohet rreptësisht ndezja e zjarrit në pyje dhe zona të hapura.

“Kushtet aktuale atmosferike dhe era paraqesin rrezik të lartë për përhapjen e pakontrolluar të zjarreve, duke rrezikuar jetën e qytetarëve, pronën dhe mjedisin.” – ka shkruar komuna.

Tutje ky institucion ka listuar edhe disa thirrje tjera duke përfshirë:

  • Të mos ndizet zjarr për skarë apo për çfarëdo qëllimi në vende të paautorizuara
  • Të respektohen rregullat për mbrojtjen e natyrës
  • Pas qëndrimit në natyrë, të largohen mbeturinat dhe ruani ambientin.

Komuna ka theksuar se shkelësit do të përballen me masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

“Komuna e Mitrovices , ju bën thirrje per përgjegjësi të përbashkët dhe të festojmë në mënyrë të sigurt, duke mbrojtur veten dhe vendin tonë. Në rast rreziku, njoftoni menjëherë në numrin emergjent 112.” apelohet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë