Mar, Qer 18, 2024
Banner Top
Banner Top
KOMF: Decentralizimi s’ka përmirësuar asnjë prej shërbimeve sociale dhe familjare

Procesi i decentralizimit nuk ka përmirësuar asnjë prej shërbimeve sociale dhe familjare.

Kështu është shprehur Donjeta Kelmendi, drejtoreshë ekzekutive në KOMF, gjatë konferencës nacionale të organizuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë.

 “Qëllimi i raportit është që të tregoj gjendjen që ka pasur procesi i decentralizimit dhe kjo ka treguar një bazë të çështjeve që sociale. Edhe pse procesi i decentralizimit në Kosovë është realizuar për të përmirësuar qasjen e shërbimeve sociale, kjo gjë nuk ka ndodhur. Ky raport tregon se decentralizimi nuk ka përmirësuar asnjë prej shërbimeve sociale dhe familjare”.

“Ekziston boshllëqe në legjislacionin në fuqi të cilat pengojnë zbatimin e decentralizimit. Ende ekzistojnë skema dhe shërbimet e menaxhuara nga niveli qendror, veçanërisht skemat sociale. Nuk ekziston një buxhet i caktuar për zbatimin e procesit të decentralizimit dhe procesi nuk është planifikuar pa parashikim të kostos”.

Mentor Morina nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), tha se një numër i madh i shërbimeve vazhdojnë të mbesin përgjegjësi e nivelit qendror, për shkak të një formule të financimit.

“Në kontekstin e politikave të qeverisë së deritanishme për decentralizim dhe bazuar në legjislacionin aktual i cili rrjedh që nga viti 2008, shërbimet sociale janë të rregulluara me ligj”.

“Është e vërtitëse një numër i shërbimeve qytetarë dhe familjare vazhdojnë të mbesin përgjegjësi e nivelit qendror, por kjo vjen si rezultat i mungesës së një formule të financimit të apo mekanizmave të qëndrueshëm të financimit të nivelit lokal”, tha ai, raporton EO.

Vlora Limani-Hajnuni, deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka premtuar se kjo legjislaturë do të ketë vëmendjen më të madhe në aspektin e decentralizimit./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë