Mër, Pri 30, 2025
Banner Top
Banner Top
Klinika Infektive: Dy pacientë në gjendje të rëndë

Nga Klinika Infektive e QKUK-së sot lirohen dy pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Në Klinikë janë të hospitalizuar 33 raste me koronaviur dhe gjendja e tyre është kështu:

26 raste janë në gjendje stabile dhe pesë raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intenzive.

Në mjekimin intensiv të klinikës janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive. Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkëve dhe janë në dializë.

Në klinikë janë gjithsej pesë pacientë Covid- 19 pozitiv të cilët janë në dializë, e cila është duke u realizuar në repartin e Klinikës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë