Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Këshilla për ta luftuar depresionin

Në mënyrë që të mos ndiheni në deprsion, vetë personi duhet të ketë një rol aktiv në trajtim. Pra, nuk duhet të jetë personi pasiv  dhe vetë pacienti së bashku me mjekun duhet të jenë një ekip që punojnë për një qëllim: shërim.

Ja disa këshilla se si të shëroheni nga depresioni:

Merrni pilulat ashtu sic duhet – pra bëjeni shprehi marrjen e medikamenteve. Merrni ato në të njëjtën kohë, cdo ditë.

Mos i ndaloni pa ju thënë mjeku – nëse duhet t’i ndërpritni medikamentet për ndonjë arsye, mjeku do ju këshillojë që ta bëni këtë gjë në mënyrë graduale. Nëse papritur i ndaloni antidepresantët, mund të keni efekte anësore – madje edhe rikthim të depresionit.

Ndryshoni mënyrën e jetesës – ushqehuni shëndetshëm. Mos përdorni alkool dhe medikamente të tjera. Bëni ushtrime fizike dhe menjanoni stresin./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë