Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Kërkohet heqja e kufizimeve dhe zgjatja e orarit të punës për dy javët e ardhshme

Në një postim publik Hotelierët e Kosovës në faqen e tyre kanë bërë kërkesë që për gastronomët të bëhet zgjatja e orarit dhe heqja e kufizimeve në dy javët e ardhshme.

 “Nëse kufizohet puna në biznese nuk kufizohen lëvizjet familjare dhe rreziku është edhe më i madh. Do të thotë hup biznesi, hup klasa puntore, hup edhe buxheti i vendit”, thuhet ndër të tjera në postimin e tyre

Postimi i plotë i tyre:

Kërkesë për Qeverinë e Republikës së Kosovëss, si Gastronomë dhe qytetarë të këtij vendi kërkojmë që këto dy javë të zgjatet orari i punës dhe të hiqen kufizimet.

I nderuar kryeminister Avdullah Hoti, minister Armend Zemaj minister Vesel Krasniqi

Arsytimi 1 – Jemi të vetëdijshëm se shëndeti është i pari, por edhe ne po e rrezikojm shëndetin dhe familjen tonë, nuk është në vullnetin dhe dëshiren ton të rrezikojm! Por jemi të obliguar se jemi të stërlodhur dhe ngarkuar me obligime.

Arsyetimi 2 – Me këto masa vetëm sa do të kemi probleme në çdo sektor. Krijimi i tollovive, si në markete, restorante dhe në komunikacion. Dhe zgjatja e orarit e shpërndan masen në kohë. Duke marrë parasysh fluksin e madh të diaspores, dhe lëvizjet për festa, na krijoni pak hapësir dhe mundësi të punojm. Andaj kërkoj që të mirren parasysh kushtet dhe gjendja në vend. Po ashtu edhe ne të kemi pak hapsir të punojm pasi që qeveria nuk na ka dal ndihmë këtë fundvit, dhe ta mbyllim me më pak obligime.

Arsyetimi 3 – nëse kufizohet puna në biznese nuk kufizohen lëvizjet familjare dhe rreziku është edhe më i madh. Do të thotë hup biznesi, hup klasa puntore, hup edhe buxheti i vendit. Dhe gjendjen me infeksion do ta kemi edhe më keq. Të nderuar qeveritar jemi dëshmitar se në sezonen verore na keni kufizu dhe dëmtu neve si biznese por parat tona kan shkuar në bregdetin Shqiptar pa masa dhe pa kontroll. Po ashtu dasmat dhe ahengjet jan organizuar nëpër shtëpi, pa kushte, pa kontroll dhe pa maska dhe numri i te infektuarve ka pas ramje. Kush ka pësu? Biznesi dhe puntori i shkret! Jemi në mëshiren e juve dhe Zotit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë