Mar, Qer 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Kaos në aeroportet e ShBA-së, po kontrollohen udhëtarët e kthyer nga Evropa

Aeroportet në Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga kaosi dhe tollovia pas masave për kontrollimin e të gjithë udhëtarëve që janë kthyer nga Evropa.

Në aeroporte u formuan radhë të gjata të njerëzve. Pasagjerët po detyrohen të presin disa orë për t’u kontrolluar për koronavirus para se të kalojnë në sektorin e kontrollit nga zyrtarët e doganës.

Pasagjerët që ndodheshin në dy aeroporte të Çikagos kanë raportuar për radhë të gjata të udhëtarëve që kanë ardhur nga Evropa, të cilat janë të detyruar të kontrollohen nga mjekët.

Më parë, nënpresidenti Mike Pence njoftoi se vendimi për ndalimin e hyrjeve të udhëtarëve nga vendet evropiane do të vlejë edhe për Britaninë e Madhe dhe Irlandën nga dita e martë.

Raportohet se në Shtetet e Bashkuara po rriten vështirësitë dhe konfuzioni në lidhje me situatën e krijuar për shkak të frikës nga mungesa e shtretërve në spitale dhe shqetësimet për kujdesin ndaj fëmijëve pasi dhjetëra milionë nxënës tashmë ndodhen në shtëpi.

Deri më tani, më shumë se 2700 persona janë infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara dhe 54 kanë vdekur, shkruan “BBC”.

Kompanitë ajrore amerikane kanë thënë se do t’i pakësojnë deri në 75 për qind fluturimet ndërkombëtare deri më 6 maj./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë