Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës – SHSKUK, ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë. Sipas këtij njoftimi, shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës.
SHSKUK ka bërë të ditur se shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00.
“Këto proteza dhe sytjena janë dhuruar në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, si shenjë mbështetjeje për gratë që kanë kaluar përvoja me kancerin e gjirit. Donacioni është bërë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën “Jeta Vita”.” theksohet në njoftim.











